Një sasi e madhe lënde narkotike u sekuestrua nga policia greke në Kostur, ndërsa një shqiptar u vendos në pranga. Policia greke zhvilloi një operacion në një zonë pyjore në Kostur, ku një 23 vjecar shqiptar ra në pranga pasi u kap me 2 canta, në bredësi të së cilit kishte 50 pako të mbushura me lënde narkotike të llojit marijuanë. Sipas medvae greke, nga operacioni policor u sekuestruan 53 kg marijuanë, 2 celularë, 2 karta SIM shqiptare dhe një sasi parash.