Një 38-vjeçar nga Durrësi është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri dhe municion në automjet. Gjatë kontrollit, policia i gjeti një pistoletë dhe 23 fishekë. Arrestimi i tij u bë në rrugën “Perlat Rexhepi”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma”, të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Tiranë. Sipas policisë, pistoleta u gjet në çantën e 38-vjeçarit, ndërsa 23 fishekët u gjetën poshtë sediljes së drejtuesit. Armët dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Ai u arrestua në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.