Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Jetmir Kaloshin, për 8 pistoletat që u kapën në Portin e Durrësit të hënën në darkë. Koloshi ka pretenduar se është shofer dhe se nuk ka lidhje me materialet që janë gjetur në porositë që ai trnasportonte në drejtim të Italisë, me destinacion final Anglinë.