Hristijan Mickoski ishte në Pustec në një vizitë zyrtare të tij, duke marrë pjesë në një festival, ndërsa për të dytën herë brenda pak kohësh nuk respektohet protokolli shtetëror. Sipas udhëzimeve, në raste të tilla duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas. Edhe ditën e sotme nuk është ekzekutuar himni shqiptar por vetëm ai maqedonas.