Top News – U godit nga sulmi kibernetik/ Gazsjellësi më i madh amerikan rifillon punën
13/05/2021 12:45

Gazsjellësi më i madh amerikan ka rinisur punën gjashtë ditë pas një sulmi kibernetik që ka ndalur punën e tij dhe ka rritur shqetësimet për furnizime të naftës në gjithë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Kompania Colonial Pipeline ka thënë më 12 maj se rinisja e punës nënkupton se do të duhen disa ditë që gjithçka t’i kthehet normales. Kjo kompani ka njoftuar më 8 maj se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, çka ka rezultuar me ndalje të operacioneve. Ky njëherësh është konsideruar sulmi më i rëndë kibernetik në infrastrukturën energjetike të SHBA-së. Gazsjellësi me gjatësi 8,850 kilometra transporton rreth 45 për qind të karburanteve në pjesën lindore të SHBA-së. Së fundi në këtë pjesë është raportuar për mungesë të naftës, por edhe rritje të çmimeve të karburanteve, gjë që ka shqetësuar qytetarët amerikanë. Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se rrjeti kriminal DarkSide, ka kryer sulmin kibernetik. Ekspertë të kibernetikës besojnë se rrjeti ka bazën në Rusi apo Evropën Lindore, ku shërbime lokale të sigurisë mund të tolerojnë apo edhe të punësojnë këta kriminelë kibernetikë. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë më 10 maj se Rusia “ka përgjegjësi” për t’u deklaruar rreth sulmit, ndonëse nuk e ka fajësuar drejtpërdrejt Kremlinin. Rusia ka hedhur poshtë përfshirjen në këtë sulm.

Top Channel/ Shqiptarja e lindur ne Britani, ne greve urie ne burg per ceshtjen palestineze!
22/12 12:59
Top Channel/ Trump “spastron” ambasadorët: Shkarkohen 30 diplomatë karriere nga “të Bidenit”!
22/12 12:57
Top Channel/ Daily Mail, shqiptari në Angli: Hetim për nxjerrjen me kamionë nga Anglia!
22/12 12:57
Top Channel/ SHBA, mbërthehet nga supergripi: Po përhapet “frikshëm” në Nju Jork!
22/12 12:28
Top Channel/ Gjermania nis “gjyqet” për koronavirusin: Merret në pyetje ish Ministri i Shëndetësisë!
22/12 12:18
Top News – Macron ‘thyen heshtjen’ e Evropës / Do të flasë me Putinin këtë javë për paqen në Ukrainë
22/12 12:16
Top News – Hodhën bomba por nuk shpërthyen / Autorët e sulmit në Bondi i kishin ndërtuar vetë
22/12 12:15
Top News – Franca po punon për ‘bishën’ e re / Aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle, ‘në pension’
22/12 12:15
Top Channel/ Greqi, afrimi i festave: Protestat e fermerëve godasin hotelerinë!
22/12 12:13
Top News – Shpërthim në mes të Moskës / Vritet gjenerali rus, bomba ishte vënë në makinë
22/12 11:51
Top News – Kthim te energjia bërthamore / Rindizet centrali më i madh në botë
22/12 11:47
Top Channel/ SHBA e Ukraina: “Bisedimet jo dështim”, Kievi sulmon anijet ruse!
22/12 11:21
Top Channel/I rrethuar nga vajza me bikini, zhduket foto e Trump nga dosjet Epstein,“shfaqet” Diana!
22/12 11:16
Top Channel/ Tarifat e Trump godasin whiskey-n, ndalon prodhimin distileria e Jim Beam!
22/12 11:14
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
22/12 09:39
Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
DIGITALB DIGITALB