Ende mister identiteti i kufomës së gjetur në Seman, verifikimet nëpërmjet analizës së adn-së për disa raste të humburish Identifikimi i trupit të dekompozuar që u gjet në grykëderdhjen e Semanit të premten, nuk është bërë i mundur nga ekspertiza paraprake në morgun e Fierit. Për këtë arsye është dërguar për analiza të mëtejshme trupi i viktimës në Institutin e Mjekësisë Ligjore ku veç analizave për të përcaktuar moshën, shkakun dhe kohën saktë te vdekjes do të kryhet edhe analizeë adn-je.