Presidenti Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra komandantin e forcave ajrore, Ylli Pulaj. Pulaj, me gradën gjeneral është shkarkuar me anë të një dekreti të publikuar nga Presidenca ditën e mërkurë. Dekreti nuk shoqërohet me arsyetimin e vendimit, por pak muaj më parë, në media u përfol se gjeneralit iu sekuestrua telefoni dhe pajisje të tjera elektronike nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.