Top Channel/ Vetëdorëzohet kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës, u dënua me 1 vit burg
09/02/2026 23:03

Është vetëdorëzuar në Policinë e Durrësit kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla. Ky i fundit u vetëdorëzua para autoriteteve vetëm pak orë pasi Gjykata e Apelit të Posaçëm e dënoi me një vit burgim, pasi u gjet fajtor për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2022. Gjithashtu, në vendimin e shpallur këtë të hënë nga Apeli i Posaçëm, Kryebashkiaku u dënua edhe me pesë vjet dënim plotësues për të mos u përfshirë në funksione publike. Blerim Xhamani dhe Ndriçim Tafxhafa u dënuan me një vit burg, ndërsa Isuf Toskut iu konvertua dënimi në shërbim prove. Sipas hetimit të prokurorit Edvin Kondili, kryebashkiaku Memolla ndërhyri te punonjësit e OSHEE qe mos të ndërpritej energjia elektrike në këmbim të votave për zgjedhjet qe u mbajtën në 6 mars 2022. Memolla nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa vendimi i Apelit të Posaçëm ishte i formës së prerë dhe i zbatueshëm nga policia për ta arrestuar, nëse kryebashkiaku socialist nuk do të ishte vetëdorëzuar. Me dënimin me formë të prerë, Edison Memolla humbet mandatin e kryebashkiakut dhe Rrogozhinës i duhet të shkojë sërish në zgjedhje.

Top Channel/ Aksident në Thumanë, tre mjete përplasen me njëra-tjetrën, humb jetën një 19-vjeçar
26/09 12:25
Top Channel/ Fasoneritë kërkojnë ndihmë, euro e dobët e kostot në rritje, kërkojnë ndryshime në 2027
26/09 12:19
Top Channel/ Dëborë në malet e Tropojës, shiu sjell gurë e dhera në disa rrugë të Kukësit
26/09 12:18
Top Channel/ 800 policë jashtë stadiumit, Shqipëri-Bjellorusi, kufizime pranë Arenës Kombëtare
26/09 12:14
Top News- Ndjekje si në filma në Durrës! I riu vjedh makinën, tenton t’i shpëtojë policisë por…
26/09 12:12
Top News- ‘Muri i lartë’ në Shkodër/ SPAK aksion, kapet Bledar Cafi, kërkohet Indrit Dokle
26/09 12:11
Top Channel/ “Muri i lartë”, SPAK dhe BKH në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari i dyshuar për drogë
26/09 12:10
Top Channel/ Shpërthimi, vrau tre shqiptarë në Athinë, tre shqiptaro-amerikanë ishin me pushime
26/09 12:07
Top News- Bllokohet qarkullimi në disa rrugë, policia plan masash për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi
26/09 11:40
Top Channel/ SPAK aksion në Shkodër e Tiranë, Endrit Dokle shpallet sërish në kërkim
26/09 11:22
Top Channel/ Wendt mbërrin në Presidencë, ambasadori pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt
26/09 11:21
Top News – BE ‘lan duart’ nga Vlora Hyseni/ Rreshtohet krah SPAK: Nuk ka koment për procese në hetim
26/09 11:18
Top News-Aksident i rëndë në Fushë Krujë, ndërron jetë 19-vjeçari, dy të plagosur
26/09 10:42
Top News- Vjen i ftohti, reshje bore në Tropojë, zbardhen bjeshkët e Markofçës
26/09 10:15
Top News – Gurë e dhera në akset rrugore, reshje të dendura intensive në qarkun e Kukësit
26/09 10:14
Top Channel/ KE reagon për Vlora Hysenin: Kemi besim te SPAK, ka mbështetjen tonë
25/09 23:18
Top Channel/ Berisha thirrje të fortë demokratëve: Ripërtëritja jonë shpëton Shqipërinë
25/09 23:13
Top Channel/ Rama fjalim të fortë në OKB: Protesta u fabrikua nga trillime me izraelitë
25/09 23:04
Top News- Algoritmi e Flamingot në OKB, Rama: Gënjeshtrat po udhëtojnë pa viza
25/09 23:04
Top News-‘Thaçi, George Washingtoni i Kosovës’,Rama: Joe Biden e tradhtoi, SHBA nuk bëri më të mirën
25/09 21:52