GJKKO ka lënë në fuqi masat e ‘arrestit me burg’ për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn. Dervishajt iu komunikuan dy masa sigurie ‘arrest me burg’, të cilat janë vendosur në mungesë, për vrasjet e vitit 2005 të Klodian Saliut dhe Vajdin Lames si dhe për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja.