Bashkëshortja e biznesmenit Ardian Nikulaj, i vrarë në prill të vitit 2023, Vera Nikulaj ka dhënë një intervistë për gazetarin Tom Kelly, të tabloidit britanik Daily Mail, duke u prononcuar për herë të parë për vrasjen e bashkëshortit të saj. Gazetari britanik udhëroi drejt Shëngjinit për të takuar Verën, e cila rrëfeu se si ajo dhe bashkëshorti i saj akomoduan në hotelin e tyre vrasësit, të cilët ishin kamuftuar si turistë. Sipas saj, grupi kriminal qëndroi në hotelin e tyre, morën ushqim falas, kanë patur komunimi të vazhdueshëm me të, duke qenë se zotëronte gjuhën anglese, e madje luanin në pishinë edhe me djalin e saj të vogël.