Komandanti më i lartë ushtarak i vladimir Putinit, Shefi i shtabit të forcave të armatosura ruse, Valery gerasimov, është plagosur nga një shpërthim pasi u dërgua në Ukrainë nga presidenti rus për të siguruar fitoren. Lajmi është konfirmuar nga një ish ministër i brendshëm rus. Valeri Gerasimov, është plagosur në Izyum, në rajonin e Harkivit në Ukrainë, që ka qenë në qendër të luftimeve të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus. Putin kishte dërguar Gerasimovin në rajon që të merrte personalisht nën kontroll përpjekjen për të gllabëruar territoret në Ukrainën lindore pasi ushtria ruse braktisi planet për marrjen e Kievit në fund të marsit, për tu përqendruar në rajonin e donbasit.