Gjykata e Posaçme la në qeli Florenc Çapjan, të shumëkërkuarin e drejtësisë i cili u deportua pak ditë më parë nga Dubai drejt Tiranës për llogari të autoriteteve shqiptare. Çapja u la në masën “arrest në burg” për veprën penale “sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit Sokol Sanxhaktari. Përpara togave të zeza, Çapja i cili ishte në arrati prej 7 vitesh, mohoi të kishte lidhje me ngjarjen ku është tentuar vrasja e Sokol Sanxhaktarit, duke i kërkuar prokurorisë të gjejë prova për të vërtetuar akuzën e ngritur ndaj tij.