Një gjykatës në SHBA më në fund ka hedhur poshtë akuzat për Dennis Perry, i cili vuajti padrejtësisht dënimin për vrasjen e një çifti në vitin 1985 dhe kaloi 20 vite në gurg. Gjykatësi i Gjykatës Superiore të Qarkut Glynn Stephen Scarlett miratoi një mocion nga prokurorët për të hedhur poshtë çështjen kundër Dennis Perry, pasi nga ADN-ja e marrë nga skena e krimit, rezultoi një tjetër person ishte fajtori I vërtetë. Avokati i Rrethit Gjyqësor Brunsëick, Keith Higgins, tha se nuk do e ndiqte më çështjen, pasi doli që dikush tjetër i ka vrarë çiftin Harold dhe Thelma Swain.