Një 68 vjecar u gjet i pajetë këtë të hënë në fshatin Dhivër të Sarandës. Bëhet fjalë për shtetasin Taqi Bërxulla, i cili dyshohet se ka rënë nga një shëmb dhe ka ndërruar jetë në vend. Ky i fundit ishte denoncuar i zhdukur një ditë më parë nga familjarët e tij. 68 vjecari kishte dalë për të kullotur bagëtitë, porn ë mbrëmje nuk ishte kthyer. Familjarët e viktimës thanë se bagëtitë erdhën të vetme në shtëpi, pa Bërxullën. Pas kësaj, familjarët pyetën komshinjtë nësë ata e kishin parë ose jo 68 vjecarin. Por, pas kërkimeve në zonën ku familja Bërxulla jeton, familjarët shkuan në komisariat për të kërkuar ndihmën e policisë.