41 minatorët indianë të cilët për 17 ditë ngecën në një tunel në shtetin Uttarakhand, janë tashmë të sigurtë dhe po marrin mjekim në qëndrat spitalore. Punëtorët u shpëtuan mbrëmjen e së martës, pas një operacioni të madh shpëtimi, ndërsa mbetën të bllokuar për më shumë se dy javë, pasi një pjesë e tunelit u shemb për shkak të rrëshqitjes së dheut.