Dy turistët zviceranë, që mbetën të bllokuar pranë malit të Korabit janë shpëtuar janë forcat e policisë. Bëhet me dije se pas marrjes së njoftimit, për kërkimin e dy turistëve zviceranë, janë nisur 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës. Stukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë.