7 turistë spanjollë kanë mbetur të bllokuar gjatë një zbritjeje me litar në terrenin e thepisur të kanionit të Nivicës. Për shkak të kushteve të vështira të terrenit, ata nuk mundën të dalin vetë dhe kërkuan ndihmë. Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato zjarrfikëse ndërhynë menjëherë në vendngjarje. Fillimisht, përmes përdorimit të dronëve, u arrit lokalizimi i saktë i turistëve në kanion.