8 ditë pasi u vendos në qelinë e paraburgimit, në IEVP Jordan Misja për armëmbajtje pa leje dhe prodhim armësh, i arrestuari Besnik Koçiu ndërroi jetë mëngjesin e së enjtes në urgjencën e QSUT. 51 vjecari u konstatua pa ndjenja në dhomën e tij, ku personeli mjekësor ndërhyu për shoqërimin e tij me urgjencë në QSUT aty ku mori trajtim mjekësor.