Bosi turk I kriptomonedhave, Faruk Faih Ozer, është gjetur I pajetë në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë. Lajmi është konfirmuar nga mediet turke, teksa sipas informacioneve të para, thuhet se autoritetet po hetojnë lidhur me mundësinë e vetëvrasjes, por që do të jetë autopsia, ajo që do të hedhë më shumë dritë për ktë ngjarje. Ozer u dënua në vitin 2023 me 11,196 vjet burg, pas një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e Turqisë. Nosi tur I kriptomonedhave, u shpall fajtor për mashtrim të gjerë dhe organizim kriminal, nga I cili me mijëra investitorë humbën paratë e tyre pas kolapsit të bursës së kriptomonedhave Thodex. I lindur në vitin 1994, Ozer themeloi platformën Thodex në vitin 2017, por në prill 2021 ajo u mbyll papritur, duke shkaktuar panik te investitorët.