Deputeti nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq, ka reaguar pas akuzave të deputetit të LDK-së Arben Gashi, se ai i kishte quajtur shqiptarët “terroristë” gjatë takimeve me zyrtarë dhe përfaqësues ndërkombëtarë. Pas përfundimit të seancës fillestare ndaj Fatmir Shehollit, ku i pranishëm ishte si palë e dëmtuar, Rashiq tha se akuzat e Gashit ishin të pavërteta. Në lidhje me përfshirjen e tij në dosjen e Fatmir Shehollit, Rashiç tha para mediave se një numër serb, kishte telefonuar bashkëpunëtorët e tij duke i kërcënuar që të shkojnë në Beograd, përndryshe do të kenë pasoja. Deputeti tha se incizimi ka qenë në duart e gjykatës që në atë moment, dhe se rastiin e kishte denoncuar në në organet e rendit dhe sigurisë.