Gjykata e Gjirokastrës ka rikthyer në detyrë Behar Tafan, koordinator i Frontex në pikën kufitare të Kakavijës. Ai u pezullua nga detyra pak kohë më parë nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore me urdhër të prokurorisë së Gjirokastrës, pas dyshimeve për trafik të paligjshëm të klandestinëve. Por, provat e dorëzuar nga prokuroria në gjykatë, nuk e kanë bindur këtë të fundit që ka hequr masën masën e pezullimit dhe e ka rikthyer atë në detyrën që mbante.