Aktori i njohur Danny Masterson është shpallur së fundmi fajtor për dy akuza për përdhunim. Juria nuk mund të jepte një vendim për akuzën e tretë lidhur me dyshimin se ka përdhunuar të dashurën me të cilën ishte në lidhje një kohë të gjatë. Masterson është nxjerrë me pranga nga salla e gjyqit dhe thuhet se rrezikon deri në 30 vite burg. Prokurorët, thanë se aktori përdhunoi tri gra duke përfshirë edhe të dashurën, në shtëpinë e tij në Hollywood Hills në periudhën midis viteve 2001 dhe 2003.