Top News – U akuza për vrasjen në ish Bllok/ Ish komandoja Merviol Bilo dënohet me shërbim prove
18/06/2021 22:11

Ish komandoja Merviol Bilon, i akuzuar për vrasjen e ndodhur në ish-Bllok më 4 tetor 2018, është dënuar me shërbim prove nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit. Akuza me të cilën ish efektivi komando i Forcave të Armatosura u dërgua për gjykim, është ajo e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme ndaj shtetasit Elion Hato. Ai momentin e ngjarjes ishte I punësuar si trupërojë e Ervin Matës, një nga protagonistët e ngjarjes së rëndë të para gati tre viteve. Pas ngjarjes Bilo ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në arrati. Ai u dënua nga gjykata me 7 vite burg për plagosje e armëmbajtje pa leje. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i Merviol Bilos u reduktua në 4 vite e 8 muaj burg, por edhe ky dënim i është konvertuar në shërbim prove. Gjatë gjykimit, avokati Alban Bengasi arriti të bindte gjykatën se klienti i tij kishte reaguar duke perdorur armën për shkak se i rrezikohej jeta. Pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës bëhet sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Sipas Prokurorisë, krimi besohet se ndodhi për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes dy grupeve rivale në një lokal në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër/ Nderohet Tano Banushi me festivalin e humorit
22/11 15:20
Top Channel/ Kapet hajduti që shfrytëzon gratë/ Arrestohet në Durrës Arjan Rapi dhe një vajzë
22/11 15:20
Top Channel/ Kumbaro reagon për sulmet online/ “Liria e fjalës s’është pronë e profileve anonime”
22/11 15:12
Top Channel/ Kërcënon gruan me kallashnikov/ Libohovë, arrestohet pas dy orësh e gjysmë negociatash
22/11 15:08
Top News- Grabitje me dhunë dhe torturë! Kapen në Shkodër e Vorë dy të kërkuar nga Italia
22/11 15:07
Top Channel/ Protesta, procedohen 10 persona/ Policia gjobit edhe 13 qytetarë për incidentet
22/11 15:06
Top Channel/ Reagon pas përjashtimit Spiropali: Nuk gjunjëzohem, manipulatorët nuk më ndalin dot
22/11 15:05
Top Channel/ Të dënuar me burg në Itali për vjedhje dhe torturë, kapen në Shkodër dy shqiptarët
22/11 14:29
Top Channel/ ‘Keni miq kryeministrat por jo shqiptarët’, Rama gazetarit: Problemin e ke me kokën…
22/11 14:23
Top News- “Frikë për jetën time”/ Veliaj refuzon operimin në Fier, akuza Ramës: Si mund t’i besoj?
22/11 14:22
Top Channel/ Rama dhe Mickoski në Qafë-Thanë/ Inaugurohet sistemi kufitar One Stop Shop
22/11 14:00
Top News- Sistem i ri kontrolli në Qafë Thanë! Rama takon Mickoskin: Çojmë para edhe korridorin 8
22/11 13:58
Top Channel/ Kanosi bashkëshorten se do ta vriste, në pranga 40 vjeçari në Libohovë
22/11 13:12
Top Channel/ Dita e alfabetit të gjuhës shqipe/ Rama: Nën hijeshinë e këtyre germave jeton kujtesa
22/11 12:40
Top Channel/ Lini turistik/ Mungojnë kanalizimet në fshatin e shpallur ansambël arkitektonik
22/11 12:21
Top Channel/ Fermerët ankohen për vajin/ Ka rënë çmimi, detyrohen ta shesin në fabrika pa leverdi
22/11 12:20
Top Channel/ Më pak tokë me grurë në Libofshë/ Sipërfaqja me grurë pritet të ulet me 10 deri në 15%
22/11 12:19
Top Channel/ Në shkollë pas 66 vitesh/ Një 85-vjeçar rikthehet në 70-vjetorin e gjimnazit të Kukësit
22/11 12:15
Top Channel/ Veliaj refuzon operacionin në Fier / Ishte planifikuar që ndërhyrja të kryhej nesër
22/11 12:12
Top Channel/ Kontrolli me një ndalesë drejt RMV/ Rama: Do shtrihet në të gjitha pikat kufitare
22/11 12:06