Godina e Azilit të të moshuarve në qyytetn e Fierit ëshët mbushur me tym pasditen e të mërkurës, duke shkaktuar probleme te shumë prej të moshuarve që ndodheshin aty. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, teksa policia deklaroi se shkak i mbushjes me tym të godinës së Shtëpisë së të Moshuarve, ishte një zjarr i madh që përfshiu një gvodinë pranë saj. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa të gjithë të moshuarit u zhvendosën, një pjesë e madhe e të cilëve drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.