Kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe ai i LDK-së Lumir Abdixhiku kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, duke rënë dakord për Bekim Sejdiun si kandidat të kreut të shtetit. Marrëveshja u njoftua të hënën e 31 gushtit nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit me Albin Kurtin. Në fjalën e tij para mediave, kandidati për president Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin që të jetë kandidat për president, duke pasur parasysh kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova. Bekim Sejdiu është petagog në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka shërbyer edhe në diplomacinë e Kosovës, përfshirë si ambasador në Turqi dhe konsull i përgjithshëm në Nju Jork.