Një banesë u përfshi nga flakët në Korçë mëngjesin e kësaj të shtune. Ngjarja ndodhi në lagjen numër 10 të qytetit juglindor. Flakët dyshohet se u aktivizuan si pasojë e një shkëndije elektrike në kondicioner e më pas u përhapën në të gjithë banesën.