Një zjarr ka përfshirë një anije që po ngarkohej me skrap në Portin e Shëngjinit. Dyshohet se flakët kanë nisur nga një bombulë e vogël, e cila mund të ketë pasur një sasi të mbetur gazi, ndërsa shkëndijat e krijuara nga metalet gjatë procesit të punës dyshohet se kanë favorizuar përhapjen e flakëve.