Flakë dhe re të mëdha tymi janë ngritur mbi qiellin e Riadit, pranë aeroportit në këtë zonë, teksa nuk janë bërë të qarta detajet e atij që po raportohet si sulm. Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së të shtunës, autoritetet saudite lëshuan një alarm për publikun, ndërsa deri më tani nuk është raportuar për vdekje apo lëndime. Agjencia iraniane e lajmeve raportoi probleme të rëndësishme në Aeroportin Ndërkombëtar të Riadit, duke përfshirë ndërprerje të sistemeve të navigimit. Sipas këtyre raportimeve, dyshohet se keqfunksionimet lidhen me një sulm.