Top News – Turqia ul në tokë flotën e C-130 pas aksidentit, kutitë e zeza analizohen, s’dihet shkaku
13/11/2025 14:45

Ministria turke e mbrojtjes tha të enjten se ishte shumë herët për të thënë se çfarë shkaktoi rrëzimin këtë javë të një avioni ushtarak transporti në Gjeorgji, ku humbën jetën 20 ushtarë, ndërkohë që hetimi vazhdon. Avioni i mallrave C-130 ishte nisur nga Azerbajxhani për në Turqi dhe u rrëzua të martën në një incident që shënoi numrin më të lartë të vdekjeve ushtarake të anëtares së NATO-s që nga viti 2020. Në një konferencë për shtyp, ministria tha se raporti zyrtar i aksidentit do të zbulonte shkakun dhe shtoi se avioni nuk mbante municione në fluturimin e tij të fundit. Ai mbante një ekip mirëmbajtjeje prej 10 personash për F-16 e turqisë që kishin marrë pjesë më parë në festimet e Ditës së Fitores në Azerbajxhan, si dhe ekuipazhin e fluturimit dhe pajisjet e mirëmbajtjes, tha ministria. Komunikimi i fundit i avionit në radio ishte rreth 40 minuta para rrëzimit të tij. Kutia e zezë, që përmban Regjistruesin e të Dhënave të Fluturimit dhe Regjistruesin e Zërit në Kabinën e Pilotit, është tani në Ankara për analiza. Disa analistë kanë thënë se flota turke e avionëve C-130 të Lockheed Martin është e vjetër dhe ka nevojë për rinovim, pavarësisht besueshmërisë së përgjithshme të avionit, dhe se shkaku i mundshëm i aksidentit ishte një defekt teknik. Ministria, e cila muajin e kaluar njoftoi një marrëveshje me Britaninë për të blerë 12 avionë C-130J që duhet t'i nënshtrohen modernizimit dhe mirëmbajtjes, tha se avioni i rrëzuar u ble nga Arabia Saudite në vitin 2012 dhe filloi fluturimet në vitin 2022 pasi iu nënshtrua modernizimit. Që atëherë është përdorur dhe mirëmbajtur rregullisht, tha ministria. Mirëmbajtja e tij e fundit ishte një muaj më parë. Të gjitha fluturimet e planifikuara nga 18 avionët C-130 të Turqisë janë pezulluar ndërkohë në pritje të inspektimeve pas incidentit, shtoi ministria.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB