Ukraina e sheh praninë e luftanijeve ruse pranë kufijve të saj në Detin e Zi si një kërcënim dhe do t’i kërkojë Turqisë të konsiderojë mbylljen e dy rrugëve ujore për anijet ruse nëse Moska fillon pushtimin, ka thënë të mërkurën ambasadori ukrainas në Turqi. Sipas mediave të huaja, njohja nga Rusia e dy rajoneve të shkëputura në Ukrainën lindore këtë javë ka shkaktuar një reagim të shpejtë dhe sanksione nga fuqitë perëndimore.