Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk do të mblidhet të martën për të shqyrtuar ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO. Kështu raportoi faqja e parlamentit, duke theksuar se pikërisht disktutimet në këtë komision janë një hap i parë për ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në organizatën ushtarake Euro-Atlantike. Presidenti turk Tajip Erdogan paraqiti projektligjin për ratifikimin e ofertës suedeze për anëtarësim në NATO në parlament në tetor dhe komisioni i punëve të jashtme të parlamentit e kaloi për debat më 16 nëntor, por shtyu diskutimin e mëtejshëm.