Top News – Turqia sërish kërkime në Egje/ Greqia proteston-veprim i panevojshëm, dëmton bisedimet
18/02/2021 22:20

Greqia tha të enjten se kishte protestuar ndaj Turqisë rreth dërgimit të një anijeje kërkimore në Detin Egje, çka Athina e quajti një veprim "të panevojshëm" tani që aleatët e NATO-s po përpiqen të rinisin bisedimet mes dy vendeve për një mosmarrëveshje detare. Në një njoftim të lëshuar nga marina e Turqisë këtë javë thuhet se anija kërkimore Cesme do të kryente një studim hidrografik nga 18 shkurti deri më 2 mars në një zonë të ujërave ndërkombëtare ku të dy palët kanë interesa të mundshme. "Është një veprim i panevojshëm i cili nuk ndihmon atmosferën pozitive," u tha gazetarëve zëdhënësi i qeverisë Christos Tarantilis. Ministria e jashtme ka bërë një ankesë verbale, thanë zyrtarët qeveritarë. Ankaraja e konsideron zonën si pjesë e ujërave ndërkombëtare dhe kërkimi oqeanografik nuk ka lidhje me mosmarrëveshjen mbi shelfet kontinentale, thanë burimet diplomatike turke. Ata thanë se anija Cesme do të kryente të njëjtin lloj sondazhi shkencor që Greqia kreu kohët e fundit në zonë, të cilat ishin të lejuara sipas një marrëveshjeje të vitit 1976 midis dy vendeve. Zyrtarët grekë thanë se megjithëse Cesme po vepronte në ujërat ndërkombëtare, përgjegjësia për lëshimin e njoftimeve detare në atë pjesë të Egjeut i bie Greqisë. Pas një pauze pesë-vjeçare dhe muajsh tensioni mbi pretendimet e mbivendosura për burimet e energjisë në Mesdheun Lindor dhe Egje vitin e kaluar, zyrtarët grekë dhe turq u takuan në Ankara më 25 janar për të diskutuar mbi delimitimin e zonave detare. Takimi në Stamboll përfundoi pas disa orësh dhe të dy vendet, në mosmarrëveshje për një numër çështjesh të vjetra, përfshirë shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale, kanë rënë dakord të takohen përsëri në Athinë, me këtë të fundit që ka propozuar marsin për uljen e radhës në tryezë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Atmosfera e planetit thyen rekord, niveli i avujve të ujit rrit rrezikun
17/09 23:37
Top Channel/ Nato-Rusi, tension në ajër, Aleanca ngre avionët luftarakë
17/09 23:35
Top Channel/ Sanksionet e reja të SHBA-së, Kremlini e fajëson: Do të pengosh…
17/09 22:27
Top Channel/ Ftesa për Kanadanë që t’i bashkohet BE, reagon Trump: Vendim armiqësor
17/09 20:02
Top Channel/ Suedi, dorëhiqet kryeministri. Humbi zgjedhjet, UlF Kristersson vendos për 24 orë
17/09 19:53
Top News – BE dhe Kanadaja, më të forta bashkë! Carney i përgjigjet Trump: Nuk po kërkojmë dominim
17/09 15:30
Top News – A është gati NATO për luftë??? Ukraina përshtatet shpejt, aleancës i duhen dekada
17/09 15:10
Top News – Kongresi amerikan ndëshkon Rusinë / Kremlini: Sanksionet largojnë paqen në Ukrainë
17/09 15:04
Top News – ‘Operacione ushtarake’ në Poloni / Mbyllen dy aeroporte dhe pezullohen gjithë fluturimet
17/09 15:04
Top Channel/ Sanksione gjithëpërfshirëse ndaj Rusisë: Kongresi i SHBA miraton ligjin!
17/09 14:39
Top News – Turqia vendos ushtrinë përballë ishullit grek. Athina alarmohet nga lëvizjet e Erdoganit
17/09 13:44
Top News – BE ‘mbyll’ rrjetet sociale / ‘Mini-llogari’ për 13 vjeçarët, akses vetëm një orë
17/09 13:11
Top News – SHBA rrit normat e interesit / Synohet ngadalësimi i rritjes së çmimeve
17/09 12:50
Top News – Alarm i kuq: Rrezik i konsiderueshëm! Shira të rrëmbyeshëm, përmbytje vdekjeprurëse
17/09 12:50
Top News – Australia i shpall luftë emigracionit / Vendi në krizë strehimi, qeveria merr masa
17/09 12:49
Top News – Lufta Rusi-Evropë në sytë e Lavrov: ‘Do jetë e shkurtër dhe jo e vështirë për Moskën’
17/09 12:41
Top Channel/ SHBA zbulon rrjetin, 5 persona akuzohen se organizonin vrasje për inteligjencën ruse
17/09 12:34
Top Channel/ E para herë në 3 vjet, SHBA rrit normën e interesit: Inflacioni, shumë i lartë!
17/09 12:34
Top News – U dëbua nga turneu i Ed Sheeran. Macklemore dhuron 1 milion dollarë për palestinezët
17/09 12:27
Top Channel/ Në Gjermani “plas” malaria e aeroportit: 8 të prekur e dy viktima në Frankfurt!
17/09 12:23