Parlamenti turk nis këtë të martë debatin për miratimin e aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO, temë që është ndërlikuar më shumë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan, e lidhi këtë çështje me kërkesën e Ankarasë për avionët F-16 nga Shtetet e Bashkuara. Suedia dhe Finlanda hoqën dorë nga neutraliteti ushtarak dhe kërkuan që të anëtarësohen në aleancën perëndimore të NATO-s, pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar.