Ndërtimi i mjeteve pa pilot në sektorin ushtarak është një nga zhvillimet më të rëndësishme teknologjike të dekadës së fundit. Turqia, si një nga shtetet që investon në mënyrë dinamike në industrinë e saj të mbrojtjes, nuk bën përjashtim në këtë synim dhe së fundi ka ndërtuar një tank beteje pa pilot, I cili po operon në zonën e Evros.