Top News – Turqia, ‘negocion’ me Hamasin për pengjet / Po punon për lirimin e të huajve dhe fëmijëve
18/10/2023 11:23

Turqia, në prapaskena, po bisedon me Hamasin për lirimin e të huajve, izraelitëve dhe fëmijëve që mbahen peng nga militantët, tha ministri i jashtëm i vendit, Hakan Fidan. Kreu i diplomacisë turke vizitoi Bejrutin me ftesë të homologut të tij libanez Abdullah Rashid Bouhabib. Gjatë një konference për shtyp në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Bejrut, Hakan Fidan tha se “shumë vende” i kanë kërkuar Turqisë që të sigurojë lirimin e shtetasve të tyre të mbajtur peng nga Hamasi. “Ndaj, kemi filluar të bisedojmë, veçanërisht me krahun politik të Hamasit”. Ministri Fidan tha se e ka diskutuar këtë çështje me liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, sipas një burimi të Ministrisë së Jashtme turke. “Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe destabilizimin e vendeve të rajonit, përfshirë Libanin, Egjiptin dhe Jordaninë”, tha ai. Ka ardhur koha që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë hapa serioze drejt krijimit të një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967, me Jerusalemin si kryeqytet, shtoi ministri i Jashtëm turk. Presidenca turke njoftoi javën e kaluar fillimin e negociatave me Hamasin për lirimin e pengjeve. Presidenti turk Recep Taip Erdogan ofroi ndërmjetësimin e tij dhe shtoi kontaktet me liderët arabë dhe perëndimorë. Ministri i jashtëm i turqisë ndërkohë po merr pjesë në takimin e organizatës së bashkëpunimit islamik, në xhedah të arabisë saudite. Turqia, ka luajtur rol në disa raste në situata pengjesh dhe robërish lufte, dhe ka patur sukses në këtë drejtim me Rusinë e Ukrainën.

Top News – Irani lëshon raketat, shpërthime në Bahrein / Goditet baza amerikane, Garda në sulm
15/11 12:51
Top News – Të gjithë avionët mbeten në tokë / SHBA, vazhdojnë problemet në transportin ajror
15/11 12:32
Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47