Gjeneralmajori turk, Ozkan Ulutash, ka rimarrë detyrën e komandantit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Ai ka zëvendësuar gjeneralmajorin italian, Enrico Barduanin, i cili më 11 tetor 2024 kishte marrë udhëheqjen e misionit pikërisht nga gjenerali Ulutash. Gjeneralmajori italian, gjatë fjalimit në ceremoninë e ndërrimit të komandës, tha se situata e sigurisë në Kosovë është stabël, por e brishtë. ‘Çdo ngjarje e vogël, mund të çojë në pasoja strategjike’, tha Barduan.