Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar dokumentat e ofertës dhe pranimit për blerjen e 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 dhe kiteve të modernizimit për 79 avionët ekzistues të flotës turke. Shkresat janë pranuar dhe janë duke u shqyrtuar nga shërbimet kompetente të ministrisë, para se të firmosen dhe të ekzekutohet transporti i avionëve luftarakë për t’u vënë në dispozicion të flotës ushtarake turke.