Top News – Turqia, ishull stabiliteti… / DW: Po shfrytëzon momentin, shënjestron investitorët
14/05/2026 11:07

Si pasojë e luftës në Iran, në mbarë botën mbizotëron pasiguri. Shumë shtete druhen nga një inflacion i zgjatur dhe mungesa e burimeve. Ndërkohë që vendet e Gjirit përpiqen të ruajnë imazhin e tyre si "streha të sigurta”, Turqia kalon në ofensivë: Me ulje të mëdha taksash dhe stimuj ekonomikë, Ankaraja synon të tërheqë veçanërisht investitorë dhe pasuri nga jashtë. Një paketë e re ligjore u shpall nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan që në fund të prillit. Në fillim të majit ajo u paraqit në parlament dhe u miratua nga komisioni përkatës. Qëllimi është ta bëjë Turqinë më konkurruese ndërkombëtarisht dhe ta pozicionojë si një vend tërheqës për kapitalin e huaj dhe fuqinë punëtore të kualifikuar. Ligji u drejtohet personave dhe kompanive që gjatë tre viteve të fundit nuk kanë qenë të regjistruar si tatimpagues në Turqi, duke u premtuar atyre përfitime të konsiderueshme. Ata që regjistrojnë pasuritë e tyre jashtë vendit; valuta, ar apo letra me vlerë, në Turqi deri më 31 korrik 2027, do të përfitojnë një përjashtim 20-vjeçar nga tatimi mbi të ardhurat për fitimet e realizuara jashtë. Përveç kësaj, për këtë grup norma e tatimit për trashëgimi dhe dhurata ulet në vetëm një për qind. Aktualisht këto norma janë mes një dhe dhjetë për qind për trashëgimi dhe mes dhjetë dhe 30 për qind për dhuratat. Edhe pasuritë e brendshme që nuk janë deklaruar pranë autoriteteve tatimore deri më tani mund të deklarohen pa pasoja penale në kushte të caktuara, për shembull nëse investohen për një periudhë të caktuar në obligacione shtetërore vendase ose në instrumente të ngjashme. Po ashtu, synohet edhe gjallërimi i tregtisë së jashtme. Qeveria synon të ulë tatimin mbi fitimin për kompanitë vendase. Për eksportuesit, norma ulet nga 25 në 9 për qind ndërsa për eksportuesit e tjerë, në 14 për qind. Dhe qershia mbi tortë është përpjekja e qeverisë për ta zhvulluar qendrën financiare të Stambollit në një qendër ndërkombëtare si Singapori apo Hong Kongu.

Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04
Top News- Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Serbi/ Vuçiç kërkon të rikthehet si kryeministër
25/10 17:29
Top News – Stuhia ‘mbyll’ Britaninë, ‘rrezik për jetën’ / Paralajmërohen banorët: Qëndroni në shtëpi
25/10 16:25
Top News – Kim Jong un vizitë ‘rrufe’ në Kinë / Forcojnë marrëdhëniet para vizitës së Trump në rajon
25/10 16:23
Top News – Dyqane të thyera e të plaçkitura / Trazira gjatë natës në Barcelonë, 128 të arrestuar
25/10 16:16
Top News – Meloni jep dorëheqjen në mars / Mediat italiane: Hap rrugën për zgjedhje të parakohshme
25/10 16:14
Top News – Ushtria shpëtoi qendrën e Milanos / Mijëra protestues marshojnë në qytetet italiane
25/10 16:12
Top Channel/ Meloni mendon dorëheqjen/ Mund ta marrë vendimin pranverën e ardhshme
25/10 14:56
Top Channel/ Zgjedhje në Brazil/ Djali i Bolsonaros sfidon Lulën, diferencë e vogël nga sondazhet
25/10 14:49
Top News- Rikthehet ora dimërore, akrepat një orë pas. Kur do të kalojmë sërish në orën verore?
25/10 13:49
Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23