Turqia i bëri sërish apel shteteve të bashkuara të amerikës të miratojë shitjen e avionëve ushtarakë F-16, që disa zyrtarë amerikanë shpresojnë se do të mundet të rrëzojë kundërshtitë e ankarasë për zgjerimin e natos por që kundërshtohet ashpër nga një senator i rëndësishëm. Në një takim me sekretarin amerikan të shtetit, Antoni Blinken, ministri i jashtëm turk, Mevlut Caushoglu, tha se ai donte të dikutonte për kërkesën e vendit të tij për versionet më moderne të avionëve ushtarakë F-16.