Raporti vjetor i Komisionit Evropian për përparimin e Turqisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është “i padrejtë dhe paragjykues”, ka thënë Ministria e Jashtme e Turqisë. Në raportin e trupit ekzekutiv të BE-së, të publikuar të mërkurën, Turqia është kritikuar për kthim mbrapa në standardet demokratike, sundim të ligjit, në fushën e të drejtave të njeriut dhe në pavarësinë e gjyqësorit.