Top News/ Turqia e izoluar, Azerbajxhani miku i vetëm! BE paralajmëron Erdoganin: Ul tonet
06/12/2023 14:52

Turqia është izoluar ndërkombëtarisht dhe duhet ta ulë tonin, nëse dëshiron të fitojë lëshime të rëndësishme nga Bashkimi Evropian, tha një zyrtar i lartë evropian të mërkurën. Nacho Sanchez Amor, raportuesi për Turqinë në Parlamentin Evropian, tha se gjuha e vrazhdë e Ankarasë për politikat e jashtme është një prej pengesave kryesore në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me Brukselin. Turqia synon të thjeshtëzojë aksesin në vizat evropiane për qytetarët e vet dhe të përditësojë një marrëveshje doganore me BE-në, të vitit 1995, i cila do të mundë ta ndihmonte në rritjen e eksporteve. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, rekomandoi javën e kaluar që Turqisë t’i plotësohen këto dy kërkesa në këmbim të disa lëshimeve. Ankarasë i kërkohet të bëjë më shumë për cështjen e ishullit të ndarë të Qipros dhe të heqë dorë nga shmangia e sanksioneve kundër Rusisë. “Të përmbahesh nga përdorimi i një toni agresiv, një toni kërcënues, është e lehtë dhe jo e kushtueshme”, tha Sanchez Amor në Stamboll. “Ju jeni plotësisht të izoluar. Azerbajxhani është miku juaj i vetëm i vërtetë”, theksoi ai. Turqia e fitoi statusin e vendit kandidat për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian në vitin 1999. Por, procesi është ngrirë që prej vitit 2018, për shkak të shqetësimeve të bllokut për të drejtat e njeriut në Turqi dhe politikës së jashtme të Ankarasë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55