Top News – Turqia e Greqia në flakë, turistët në arrati / Evropa digjet, alarm në Francë e Spanjë
30/07/2026 12:30

Pas francës dhe spanjës, ku zjarret vazhdojnë të jenë aktive, flakët kanë përfshirë edhe turqinë dhe greqinë, ku tre zjarrfikës humbën jetën gjatë operacioneve të shuarjes së flakëve. Në provincën jugore turke të Antalias, zjarrfikësit po luftojnë me disa vatra zjarri në rajonin turistik. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, një pjesë e tyre është shuar tashmë. Megjithatë, për shkak se flakët ishin pranë zonave të banuara, disa banorë u evakuuan si masë parandaluese. Disa shtëpi u shkrumbuan nga zjarri. Disa qendra turistike u mbyllën për qarkullimin për shkak të rrezikut nga zjarret. Guvernatori i Antalias, Hulusi Şahin, deklaroi se shkak i zjarreve janë temperaturat ekstreme, erërat e forta dhe ajri i thatë. Ai tha se pret që këto kushte të motit të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Vatra zjarri janë raportuar edhe në provinca të tjera në perëndim të turqisë, në jug të stambollit si edhe në provincën Muğla në jugperëndim të vendit. Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan bëri të ditur se janë regjistruar 90 vatra të reja zjarri, por shumica e tyre tashmë janë vënë nën kontroll. Sipas tij, rreth 3.000 efektivë të emergjencave dhe zjarrfikësve janë angazhuar në luftën kundër flakëve. Edhe në zonat bregdetare të Greqisë dhe në disa ishuj kanë shpërthyer zjarre të mëdha. Si pasojë, mijëra turistë dhe banorë u detyruan të largoheshin gjatë ditës. Gjatë një operacioni për shuarjen e një zjarri në Kretë, dy zjarrfikës humbën jetën. Sipas shërbimit zjarrfikës, ata humbën orientimin për shkak të tymit të dendur dhe mbetën të rrethuar nga flakët. Një përfaqësues i pushtetit lokal tha për televizionin publik ERT se zjarri në ishullin turistik është "jashtë kontrollit”.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55