Premtimi i turqisë për të bllokuar disa luftanije ruse që të kalojnë në ujërat e saj drejt detit të zi, gjatë krizës së Ukrainës, mund të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve të saj me NATO-n edhe pse rrezikon raprezalje nga Moska. Por një shtim i numrit të anijeve ruse që presin të kalojnë ngushticat turke, do të testojë vendosmërinë e ankarasë gjatë ditëve të ardhshme dhe do të tregojë se sa larg ajo do të shkojë në tronditjen e bilancit diplomatik delikat të saj mes lindjes dhe perëndimit.