Ministri turk i mbrojtjes tha se turqia ishte në bisedime me britaninë e madhe dhe spanjën për të blerë 40 avionë luftarakë Eurofighter Typhoon, edhe pse gjermania e kundërshton këtë ide. Ne po punojmë për blerjen – tha ai në një seancë parlamentare në Ankara. “Tani britania e madhe dhe spanja po përpiqen të bindin gjermaninë, ndërsa ne personalisht nuk jemi në bisedime me gjermaninë...ne planifikojmë të blejmë të paktën 40 avionë luftarakë eurofighter typhoon”.