Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin izraelit Yitzhak Herzog, ku temë e diskutimit ishin padyshim zhvillimet e fundit në Izrael dhe Rripin e Gazës, me konfliktin që u shndërrua në luftë të hapur që prej mëngjesit të të shtunës. Duke theksuar se çdo hap që mund të dëmtojë popullin e Gazës në mënyrë kolektive dhe pa dallim do të rriste më tej vuajtjet dhe dhunën në rajon, presidenti turk tha se duhet të ushtrohet sensi i përbashkët dhe të mbizotërojë qetësia në rajon sa më shpejt të jetë e mundur, për mirëqenien e të gjithëvet