Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan njoftoi të hënën përforcimi i flotës turke, ndërkohë që tensionet dhe përplasjet me Greqinë për ishujt e kontestuar në Egje kanë vazhduar. Duke folur në fabrikë armësh pranë Ankarasë, Erdogan njoftoi se aeroplanmbajtësja e parë, fregata e Stambollit dhe nëndetësja Piri Reis, do t'i bashkohen flotës turke këtë vit. “Flota jonë do të ketë aeroplanmbajtësen e parë të avioneve pa pilot. Ajo do të mbajnë avioni pa pilot Bayraktar TB3”, deklaroi Erdogan.