Zjarrfikësit kanë luftuar me flakët pas një shpërthimi të pashpjegueshëm përgjatë linjës Kirkuk-Ceyhan, në Turqinë jugore. Shpërthimi i ndodhur në Turqi ka kontribuar në një rritje të cmimeve të naftës bruto në shkallë ndërkombëtare, duke i cuar ato në një rekord që nuk shihej prej të paktën shtatë viteve.