Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Turqi ka mbërritur me një delegacion të gjerë që përbëhet nga ministra e drejtorë. Ministrat e pranishëm në Ankara në vizitën dyditore janë ajo e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; Ministrja e Arsimit, Evis Kushi; Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu; Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.