Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi gati vrasje shtetërore ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku mbeti i vrarë turisti 20 vjecar portugez. Gjatë një daljeje për mediat këtë të mërkurë, Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë duke pretenduar se shteti është i lidhur me krimin.