Turizmi përshpejtoi ritmin e rritjes në korrik, duke ndryshuar panoramën e muajit paraardhës, kur hyrjet e shtetasve të huaj shënuan një rritje modeste prej vetëm 1.28%. Të dhënat zyrtare për lëvizjen e shtetasve tregojnë se në korrik 2026 në Shqipëri hynë rreth 1 mln e 955 mijë shtetas të huaj, nga 1.82 milionë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Kjo përkthehet në një rritje vjetore prej 7.1%, duke e bërë korrikun muajin me numrin më të lartë të hyrjeve të turistëve të huaj gjatë këtij viti. Edhe bilanci i shtatë muajve të parë të vitit tregon një ecuri pozitive. Nga janari deri në korrik, në vend hynë rreth 7 milionë shtetas të huaj, krahasuar me 6.5 milionë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.